Bedri Hamza: Rezultat i ngushtë, të presim deri të hënën

Bedri Hamza: Rezultat i ngushtë, të presim deri të hënën

Bedri Hamza, kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, i është drejtuar sot simpatizantëve të këtij subjekti politik në Mitrovicën e Jugut, duke u thënë se nuk mund t’u japë ndonjë informacion pasi rezultati atje është shumë i ngushtë.

Ai ka pohuar se duhet të presin edhe votat e diasporës për kandidatin e PDK-së në këtë komunë, Arian Tahirin.

“Deri te hanen nuk dihet rezultati, pavarësisht që jemi të parët pa u ditur edhe numrat e votave të diasporës dhe numerimi i tyre, shkaku i rezultatit të ngushtë nuk mund t’iu them gjë”, tha Hamza.

MARKETING