Gara mes Përparim Ramës dhe Hajrulla Çekut ngushtohet

Gara mes Përparim Ramës dhe Hajrulla Çekut ngushtohet

 Sipas rezultateve më të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në garën për kryetar të Prishtinës, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Përparim Rama, vazhdon të mbajë epërsinë ndaj kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Hajrulla Çeko, megjithëse diferenca mes tyre është ngushtuar ndjeshëm.

MARKETING

Description of image

Deri në orën 19:54, janë përpunuar 26,970 vota, që përbëjnë 12.13 për qind të totalit prej 222,418 votash në komunën e Prishtinës.

Sipas të dhënave, Përparim Rama ka marrë 13,760 vota ose 51.02 për qind, ndërsa Hajrulla Çeko ka siguruar 13,210 vota ose 48.98 për qind.

MARKETING