UBO Consulting publikon rezultatet e Exit-pollit: Përparim Rama fiton Prishtinën
Sot në 18 komuna të Kosovës është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve lokale.
UBO Consulting ka publikuar rezultatet e exit-poll-it, sipas të cilave kandidati i LDK-së, Përparim Rama, ka marrë 54.1%.
Ndërsa, kandidati nga LVV, Hajrulla Çeku, ka marrë 45.9%.
Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale është mbajtur në 18 komuna, ndërsa qendrat e vendvotimit janë mbyllur në ora 19:00.
Procesi ka shkuar qetë dhe pa incidente.

