Kapet shtetasi turk, me makinë goditi disa kontejnerë dhe një makinë në Shkup

Kapet shtetasi turk, me makinë goditi disa kontejnerë dhe një makinë në Shkup

Policia ka njoftuar se ka kapur shtetasin turk i cili mbrëmjen e djeshme ka goditur disa kontejner dhe një makinë në Aerodrom të Shkupit, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Më 08.11.2025, në orën 22:50, në SPB Shkup është raportuar se rrugën “Mateja Matevski” në Shkup, makina “BMW 5” me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.A.A. (22) nga Republika e Turqisë, me qëndrim të përkohshëm në Shkup, ka goditur disa kontejnerë dhe një makinë tjetër “Alfa Romeo” me targa të Demir Kapisë.
M.A.A. ka ikuar nga vendi i ngjarjes, por pas masave të marra nga shërbimet policore, ai është kapur shumë shpejt.
Kundër tij është ngritur kallëzim për kundërvajtje sipas nenit 33 (shpejtësi e palejuar), nenit 215 (braktisje e vendit të ngjarjes) dhe nenit 228 (drejtim i automjetit nën ndikimin e alkoolit – 0,97 promilë) të Ligjit për sigurinë në komunikacionin rrugor, dhe është dërguar para gjyqtarit për kundërvajtje”, thuhet në komunikatën e policisë, përcjell SHENJA.

MARKETING