Gashi takon delegacionin suedez për bashkëpunim dhe integrim evropian

Gashi takon delegacionin suedez për bashkëpunim dhe integrim evropian

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, priti sot në takim një delegacion nga Parlamenti i Suedisë (Riksdagu), anëtarë të Grupit të Miqësisë me Maqedoninë e Veriut, të kryesuar nga znj. Lota Xhonson Fornarve.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyer parlamentar ndërmjet dy vendeve, mbështetjen e vazhdueshme që Suedia i ofron Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit evropian, si dhe për forcimin e proceseve demokratike dhe marrëdhënieve ekonomike dypalëshe.

Kryeparlamentari Gashi shprehu mirënjohje për mbështetjen e Suedisë dhe vlerësoi lart angazhimin e saj në nxitjen e reformave dhe përparimit institucional të vendit.

“Jam veçanërisht i kënaqur që partnerët suedezë e njohin angazhimin tonë për reformat dhe e mbështesin perspektivën tonë evropiane. Bashkëqytetarët tanë në Suedi janë një urë e rëndësishme që na lidh në mënyrë plotësuese,” theksoi Gashi.

Nga ana e saj, znj. Fornarve dhe delegacioni suedez shprehën vlerësim për bashkëpunimin ekzistues dhe theksuan gatishmërinë për ta thelluar më tej atë, në interes të forcimit të demokracisë dhe integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

MARKETING