Rusia shkatërron eksplozivë nga periudha e Luftës së Dytë Botërore në Gjirin e Finlandës

Rusia shkatërron eksplozivë nga periudha e Luftës së Dytë Botërore në Gjirin e Finlandës

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka bërë të ditur se janë neutralizuar disa eksplozivë, të identifikuar në Gjirin e Finlandës dhe që datojnë nga Lufta e Dytë Botërore, transmeton Anadolu.

Sipas ministrisë ruse, të paktën gjashtë eksplozivë u zbuluan nga banorët lokal pranë bregut në Gjirin e Finlandës.

Eksplozivët u shkatërruan nga ekipe ekspertësh përmes një shpërthimi të kontrolluar.

Ministria gjithashtu publikoi një video që tregon procesin e shpërthimit nën ujë në Gjirin e Finlandës.

MARKETING