Trump: Forca Ndërkombëtare e Stabilizimit në Gaza do të jetë në terren shumë shpejt

Trump: Forca Ndërkombëtare e Stabilizimit në Gaza do të jetë në terren shumë shpejt

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se Forca Ndërkombëtare e Stabilizimit (ISF) në Gaza do të fillojë operacionet në terren shumë shpejt, transmeton Anadolu.

Trump iu përgjigj pyetjeve në lidhje me axhendën e tij të politikës së jashtme në Samitin C5+1 në Shtëpinë e Bardhë, ku priti presidentët e Kazakistanit, Uzbekistanit, Kirgistanit, Turkmenistanit dhe Taxhikistanit.

Ai theksoi se “paqja në Gaza” aktualisht po përparon mirë dhe armëpushimi po vazhdon dhe se po punojnë ngushtë me vendet rajonale dhe aleatët e tyre.

Kur u pyet se kur ISF, e krijuar për të mbikëqyrur armëpushimin dhe procesin e mëvonshëm të rindërtimit në Gaza, do të fillojë operacionet në terren, Trump tha: “Shumë shpejt. Do të fillojë shumë shpejt. Procesi në Gaza po shkon shumë mirë”.

Duke iu referuar “koalicionit” që përfshin vendet rajonale në Gaza, Trump tha: “Kjo nuk është diçka e përkohshme. Kjo është një paqe shumë e fortë. Po flasim për paqen në Lindjen e Mesme dhe Hamasi është në fakt një pjesë e vogël e kësaj”.

Trump thotë se ata shpresojnë që vendet e tjera të Azisë Qendrore, përveç Kazakistanit, do t’i bashkohen Marrëveshjes së Abrahamit dhe kështu do ta riaktivizojnë marrëveshjen.

– Lëvdata për presidentin sirian Al-Sharaa

Trump iu përgjigj gjithashtu një pyetjeje nëse do të diskutonte për Marrëveshjen e Abrahamit me presidentin sirian Ahmed Al-Sharaa, të cilin do ta presë për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë të hënën.

“Po, do ta bëjmë. Mendoj se ai po bën një punë shumë të mirë. Është një rajon i vështirë dhe ai është një njeri i fortë. Unë shkoj shumë mirë me të”, tha Trump duke shtuar se ata kanë bërë përparim të konsiderueshëm në procesin e heqjes së sanksioneve ndaj Sirisë.

Lidhur me heqjen e sanksioneve ndaj Sirisë, Trump shtoi se “Kjo është çështje e vështirë, por është bërë shumë përparim. Siç e dini, ne i hoqëm sanksionet me kërkesë të Turqisë, madje edhe Izraelit dhe disa vendeve të tjera. Ne i hoqëm sanksionet për t’u dhënë atyre (Sirisë) një shans”.

MARKETING