Gjendet trupi i pajetë i një vajze në Tetovë
Një vajzë e moshës rreth 30 vjeçare është gjetur pa shenja jete në Tetovë. Sipas informacioneve vajza është gjetur pas Tregut të gjelbër, ndërsa është vërejtur nga kalimtarët e rastit.
Trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje shtesë lidhur me identitetin e plotë të viktimës apo shkaqet e mundshme të vdekjes.
Pritet që detaje më të hollësishme të jepen nga autoritetet përgjegjëse.

