Një helikopter rrëzohet në Filipine, numri i të vdekurve nga tajfuni rritet në 19

Një helikopter rrëzohet në Filipine, numri i të vdekurve nga tajfuni rritet në 19

Një helikopter u rrëzua të martën në jug të Filipineve gjatë një misioni humanitar dhe ndihme në fatkeqësi, ndërsa tajfuni Kalmaegi deri më tani ka lënë të vdekur të paktën 19 persona në vend, transmeton Anadolu.

Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit janë duke vazhduar për helikopterin, i cili u rrëzua në provincën Agusan del Sur në rajonin Mindanao, sipas Komandës së Mindanaos Lindore (EastMinCom), raportoi faqja e internetit e lajmeve Rappler.

Zyra e Mbrojtjes Civile në Visayas Qendrore, një rajon administrativ i Filipineve, tha se shkaqet e vdekjes së 19 viktimave deri më tani janë nga mbytja deri te goditja nga një pemë e rrëzuar, sipas Rrjetit GMA.

Shtatë persona gjithashtu mbeten të zhdukur.

Mijëra persona janë evakuuar nga zonat e pritura të ndikimit që nga e diela.

Tajfuni Kalmaegi, i njohur lokalisht si Tino, aktualisht prek pjesë të ishullit qendror të Visayas dhe ishullit verior të Luzon. Tino pritet të largohet nga Zona e Përgjegjësisë Filipinase të mërkurën në mbrëmje ose të enjten herët në mëngjes.

MARKETING