Rusia: Projektligji izraelit për aneksimin e Bregut Perëndimor kërcënon përshkallëzim të madh

Rusia: Projektligji izraelit për aneksimin e Bregut Perëndimor kërcënon përshkallëzim të madh

Rusia shprehu enjten shpresën se projektligji për zgjerimin e sovranitetit izraelit në Bregun Perëndimor nuk do të miratohet përfundimisht, duke paralajmëruar se një hap i tillë rrezikon të shkaktojë përshkallëzim të madh, raporton Anadolu.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, në një konferencë për shtyp në Moskë, theksoi se ky veprim do të kishte një ndikim shkatërrues në procesin e paqes palestinezo-izraelite.

“Shpresojmë që të mos vijë deri te miratimi përfundimtar i projektligjit. Përndryshe, nuk do të jetë e mundur të shmanget një përshkallëzim i ri dhe i rrezikshëm i tensioneve si në territoret e okupuara palestineze, ashtu edhe në rajonin e Lindjes së Mesme në tërësi”, tha ajo.

Më 22 tetor, Parlamenti izraelit miratoi në lexim paraprak dy projektligje që propozojnë shtrirjen e sovranitetit izraelit në zonat me vendbanime hebraike në Bregun Perëndimor.

Një ditë më pas, më 23 tetor, presidenti i SHBA-së Donald Trump paralajmëroi Izraelin për pasojat e një aneksimi të mundshëm të Bregut Perëndimor të lumit Jordan, duke theksuar se, nëse ndodh kjo, Izraeli do të humbasë mbështetjen amerikane.

MARKETING