Izraeli thotë se Hamasi dorëzoi mbetjet e dy pengjeve të tjerë izraelitë
Hamasi ia dorëzoi mbrëmjen e së enjtes trupat e dy pengjeve izraelitë Kryqit të Kuq, në kuadër të marrëveshjes së armëpushimit, konfirmoi ushtria izraelite, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë të ushtrisë u tha se arkivolet iu dorëzuan Kryqit të Kuq dhe janë në rrugë për te trupat izraelite brenda Rripit të Gazës.
Më herët, Hamasi kishte njoftuar se do të dorëzonte trupat e dy pengjeve që kishte gjetur nën rrënoja.
Dorëzimi u krye dy ditë pasi Izraeli vrau mbi 100 palestinezë në sulme ajrore në gjithë Rripin e Gazës, pavarësisht armëpushimit.

