(VIDEO) Rritje e numrit të sëmurëve nga gripi në krahasim me vitin e kaluara
Javën e kaluar në vend janë regjistruar 56 persona të prekur nga gripi sezonal, tregojnë të dhënat e institutit të shëndetit publik. Sipas raportit të ISHP kjo përbën një rënie prej 32.5 % krahasuar me javën e kaluar por siç thonë ata numri i rasteve me grip këtë vit është më i lartë ndryshe nga viti i kaluar në të njejtën periudhë. Epidemiologu Dragan Koçinski nga ISHP tha se vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më efektive kundër kësaj sëmundjeje, veçanërisht për njerëzit nga grupet e rrezikut.
SINKRON: DRAGAN KOÇINSKI EPIDEMIOLOG
“Gjatë javës së kaluar janë regjistruar 56 persona të prekur nga gripi, persona me pasqyrë klinike të gripit. Gjithsej gjatë kësaj sezone kemi 244 persona të sëmurë, kjo është një përqindje më e lartë krahasuar me sezonën e kaluar por nuk është ndonjë rritje alarmante”.
I pyetur se a është paraqitur ndonjë sëmundje si shkak I problemit të mbeturinave të grumbulluara nëpër qytet Koçinski tha se nuk ka pasur ndonjë sëmundje që lidhen drejtpërdrejt me mbeturinat por apeloi për kujdes të veçantë.
SINKRON: DRAGAN KOÇINSKI EPIDEMIOLOG
“Deri më tani nuk janë vërejtur sëmundje që lidhen drejtpërdrejt me mbeturinat e grumbulluara në Shkup, por duhet treguar kujdes veçanërisht gjatë kësaj periudhe, derisa të pastrohen mbeturinat”.
Koçinski duke folur për gripin sezonal tha se ISHP rekomandon vaksinimin e të gjithë popullatës, veçanërisht të personave nga grupet e rrezikut të cilët janë të moshuarit mbi 65 vjeç, fëmijët vegjël, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe të punësuarit në kujdesin shëndetësor.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/

