(VIDEO) Arsovska emëron drejtor të ri të NP “Higjiena Komunale”

(VIDEO) Arsovska emëron drejtor të ri të NP “Higjiena Komunale”

Kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska emëron drejtor të ri të NP “Higjiena Komunale”, pas arrestimit të Sabahudin Rustemit. Ushtrues detyre drejtor do të jetë Aleksandar Jovanovski, i cili vjen nga Qyteti i Shkupit si inspektor në Sektorin e Inspektoratit, dhe gjithashtu ka përvojë të mëparshme në Sektorin për Zhvillim Ekonomik Lokal.

Tabel: Qyteti i Shkupit

“Aleksandar ka shumë vjet përvojë në sektorin privat në tregti si udhëheqës i një njësie organizative, dhe me një angazhim pune në Shoqatën për Mbrojtjen dhe Promovimin e Mjedisit, ka punuar në zbatimin e projekteve ekologjike dhe shoqërore përgjegjëse. Jovanovski ka arsim të lartë në menaxhim në Universitetin ‘Goce Delçev’ në Shtip, dhe ka fituar certifikatë ndërkombëtare për Qasje Institucionale ndaj Mbrojtjes së Mjedisit”.

Ndërkaq, paraprakisht Bordi Drejtues i Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komuna” i kërkoi kryetares së Qytetit të Shkupit Danella Arsovskas, që mund të emëroj drejtor të ri. Përmes një letre të dërguar Arsovskas, Bordi Drejtues i bëri thirrjes kryetares që urgjentisht të caktoj ushtrues detyre drejtor, në të kundërt përgjegjësia për situatën alarmante, do të jetë vetëm e saj.

Tabel: Bordi Drejtues i NP “Higjiena Komunale”

“E nderuara zonja Arsovska, si Bord Drejtues të NP ‘Higjiena Komunale’Shkup, ju informojmë se në kundërshtim me pretendimet e juaja, të gjitha ingerencat dhe kompetencat për të caktuar dhe shkarkuar drejtor, i keni ekskluzivisht ju”.

Ata gjithahstu i kujtuan se momentalisht janë nga fundi rezervat me naftë të automjeteve speciale të higjienës të cilat përdoren për grumbullimin dhe transportin e mbeturinave komunale, dhe nuk mund të blihet pa nënshkrimin e u.d. drejtor.

Ata e kanë rikujtuar Arsovskën se në 4 vitet e kaluara, ka caktuar 5 drejtorë dhe i ka shkarkuar 4.

Drejtori i deritanishëm Sabahudin Rustemin dhe Aki Saiti menaxher i mbeturinave janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer vepër penale të rrezikimit të mjedisit jetësor dhe natyrës me mbeturina. Rustemi pas arrestimit dha dorëheqje nga posti i drejtorit për siç ka thënë, arsye morale.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING