Trumpi udhëzon Pentagonin të fillojë menjëherë testet e armëve bërthamore
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi se ka udhëzuar Departamentin e Mbrojtjes (Pentagonin) të fillojë menjëherë testimin e armëve bërthamore, transmeton Anadolu.
Në një postim në rrjetet sociale, Trumpi tha: “Për shkak të programeve të testimit të vendeve të tjera, unë e kam udhëzuar Departamentin e Mbrojtjes të fillojë testimin e armëve tona bërthamore. Ky proces do të fillojë menjëherë”.
“SHBA-ja ka më shumë armë bërthamore se çdo vend tjetër”, tha Trumpi duke shtuar se kjo është arritur gjatë mandatit të tij të parë.
Ai paralajmëroi se pasi Rusia dhe Kina kanë “mbyllur distancën” po e arrijnë SHBA-në në garën e armatimeve. “E urreja ta posedoja këtë për shkak të fuqisë së saj të jashtëzakonshme shkatërruese, por nuk kisha zgjidhje tjetër. Rusia është e dyta dhe Kina është e treta larg, por ato do të jenë të barabarta pas pesë vitesh”, tha Trumpi.

