Rafineritë indiane tërhiqen nga nafta ruse – rritet frika nga sanksionet amerikane

Rafineritë indiane tërhiqen nga nafta ruse – rritet frika nga sanksionet amerikane

India ul importet e naftës ruse për shkak të sanksioneve amerikane ndaj Lukoil dhe Rosneft.

Rafineritë indiane kanë filluar të anulojnë porositë për naftë ruse pas vendosjes së sanksioneve të reja nga Shtetet e Bashkuara ndaj kompanive Lukoil dhe Rosneft, raporton agjencia Reuters.

Disa rafineri kanë anuluar edhe ngarkesat për të cilat pagesat ishin kryer tashmë, për të shmangur penalizime të mundshme.

Bankat indiane po refuzojnë të përpunojnë pagesa për dërgesat që lidhen me kompanitë e sanksionuara, ndërsa Reliance Industries, blerësi më i madh indian i naftës ruse, ka njoftuar se do të zbatojë rreptësisht kufizimet e reja amerikane.

Sipas Bloomberg, disa rafineri shtetërore indiane po shqyrtojnë mënyra alternative për të vazhduar furnizimet, përfshirë blerjen e naftës me zbritje nga tregtarë më të vegjël që nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me Rosneft apo Lukoil.

Ky zhvillim mund të ndikojë ndjeshëm në tregtinë e naftës midis Indisë dhe Rusisë, e cila pas fillimit të luftës në Ukrainë është rritur ndjeshëm falë çmimeve të favorshme dhe marrëveshjeve dypalëshe.

 

MARKETING