Tërmet me magnitudë 6.1 godet Turqinë perëndimore
Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) i Turqisë ka bërë të ditur se një tërmet me magnitudë 6.1 ka goditur në mbrëmje rrethin Sindirgi të provincës perëndimore Balikesir, transmeton Anadolu.
AFAD tha se tërmeti ndodhi në orën 22:48 me kohën lokale në një thellësi prej 5.99 kilometrash dhe u ndje në provincat përreth, përfshirë Stambollin.
“AFAD dhe institucionet e tjera përkatëse kanë filluar inspektimet në terren dhe raportet po shqyrtohen me kujdes”, tha zv/presidenti turk, Cevdet Yilmaz, në platformën turke të mediave sociale NSosyal.

