(VIDEO) Ulet niveli i ujit në liqenin e Strugës dhe lumit Drin

(VIDEO) Ulet niveli i ujit në liqenin e Strugës dhe lumit Drin

“Pas pamjeve të bukura që ofron Struga, fshihet një realitet më pak i këndshëm. Niveli i ujit në liqen dhe në lumin Drin po bie, nga ku kjo mund të shkaktojë edhe mungesë të ujit tek shtëpitë e banorëve. Njëkohesisht kjo mund të jetë një problem jetësor edhe për personat të cilët ushtrojnë profesionin e tyre dhe varet nga liqeni, ku ndjeshëm në këtë fushë mund të preken peshkatarët”.

Pamjet që dikur karakterizoheshin nga rrjedha e fuqishme e ujit dhe brigjet plot jetë, sot tregojnë një realitet ndryshe, shtratin e lumit gjithnjë e më të zbrazur dhe një nivel uji që bie çdo ditë. Qytetarët shprehen të shqetësuar për pasojat që kjo mund të ketë, jo vetëm për mjedisin, por edhe për jetesën e tyre të përditshme.

Qytetari

“Po natyra e bën të veten, ajo vjen nga natyra. S’ka ujë e humb bukurinë e vet. (sa mendoni që është i varur qyteti nga liqeni) po shumë është i varur, po të mos jetë liqeni Struga nuk mund të egzistojë. \ sepse ajo ja jep pamjen, bukurinë natyra. Peshkatarët me rënien e nivelit të ujit, peshkatarët i prek”.

Një tjetër qytetar shprehet se rënia e nivelit të ujit nuk vjen rastësisht, por si pasojë e ndërtimeve dhe ndërhyrjeve pranë liqenit. Sipas tij, duhet më shumë kujdes dhe reagim nga institucionet sepse kryesisht turizmi nvaret nga liqeni. Veçanërisht ai theksoi edhe peshkimin e paligjshëm ku vlerëson se po ndikon dhe dëmton ndjeshëm liqenin dhe ekosistemin e tij.

 Qytetari

“Fatkeqësisht po, nga ndërimet e egra që bëhen rreth liqenit, nga prerja e tallave po e humb formën e dikurshme që e ka pasur. (sa është i nvarur qyteti nga liqeni)Turizmi është 100% i varur nga  qyteti. (a ka ndikuar ndotja e liqenit edhe tek uji i pijshëm) jo sepse neve nuk e marim ujin nga liqeni. Kjo më së keqti po edhe për peshkatarët, por vlen të cekim dhe peshkatarët ilegalisht i kanë dëmtuar shumë liqenin e strugës shkaku se kanë kapur peshqi pa masë, kanë kapur si ta themi, në të zezë, kanë kapur psh është dashur të kapen këtë vit 5 ton ata mund të kenë kapur 15 ton. Për këtë situatë duhet shteti të jetë pak më i rreptë ndaj atyre që e keqpërdorin gjuetinë e peshqive apo ato ndërtimet që bëhen rreth liqenit apo brenda liqenit duhet shteti të jetë pak më i rreptë se shkaku sa vin vit pas viti do ti humbim edhe ato turistë pak që i kemi”.

Qytetare

“(A mendoni që liqeni po e humb pamjen e tij të dikurshme) E humbën e humb”.

Ndërkaq edhe turistëve gjëja e parë që ju bie në sy në qytetin e Strugës është rënia e nivelit të ujit në liqe dhe në lumin Drin, pavarësisht se qyteti në sy të tyre mbetet prapë i bukur.

Qytetar  

“(A mendoni që liqeni po e humb pamjen e tij të dikurshmetë bukur, meqënëse edhe Struga njihet për liqenin ) Nuk e dimë se ne nuk jemi nga kjo zonë, jemi nga Tirana.  Po na duket pak deri diku sepse edhe liqeni po e humb atë bukurinë. (në pamje të parë ç’farë ju ra në sy, ju ra niveli i ujit ) po niveli i ujit që ka rënë shumë dhe këto mbeturinat që skanë qenë, realisht nuk e di pse është ndotur kaq shumë. (ç’farë pritshmëri patët ju nga Struga) E bukur është për të qënë se smundet ta prishi vetëm diçka gjithë qytetin besoj (unë prisja më shumë) por diçka më shumë patjetër pastërtia dhe pastrimi i Drinit”.

Tashmë kjo rënie e nivelit të ujit është bërë aq e dukshme saqë edhe fëmijët mund ta hasin këtë, Drini i Strugës mbetet pamja më e mirë e tyre por me nivelet që kishte dikur.

Fëmijë

“(Ç’ka të pëlqen më së shumti këtu në Strugë?) Më shumë më pëlqen Drini i Strugës. (po a të pëlqen tashme më pak ujë apo atëher që ka pas më tepër) atëherë që ka pasë ma tepër”.

Për këtë problematikë, qytetarët presin që institucionet përkatëse të ndërmarrin masa urgjente për të mbrojtur liqenin dhe ekosistemin, si dhe për të ruajtur bukurinë natyrore që e bën Strugën të veçantë, përderisa nuk ka shkuar situata edhe më keq që mund të sjellë probleme edhe më problematike.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING