LAJMI I FUNDIT/ Arrestohet drejtori i Higjienës Komunale
Njësia për Krim Ekonomik e SPB Shkup pasditen e sotme ka konfiskuar dokumentacion shtesë dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar për mosveprim në lidhje me menaxhimin e mbeturinave në qytetin e Shkupit.
Sipas burimeve policore, gjatë pasdites pritet që ndaj të arrestuarve të ngritet kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike.
“Me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike në Shkup, zyrtarët e policisë po ndërmarrin veprime për sigurimin e provave. Janë arrestuar dhe po mbahen dy persona nga udhëheqja e Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” – Shkup, lidhur me dyshimet për kryerjen e një vepre penale sipas nenit 230 të Kodit Penal”, thonë nga Prokuroria.
Njëri nga të arrestuarit është Sabahadin Rustemi, drejtor i Ndërmarrjes Publike “Komunale Higjiena”, i cili u emërua më 29 janar 2025.

