Tensionet SHBA-Venezuelë, mbërrin në brigjet e Trinidad anija luftarake amerikane
Një anije amerikane e pajisur me raketa, USS Gravely, ka mbërritur në Trinidad dhe Tobago, arkipelagun e vogël që ndodhet vetëm 10 kilometra larg bregdetit të Venezuelës.
Sipas raportimeve nga gazetarët në vendngjarje, anija u pa sot në mëngjes në brigjet e kryeqytetit Port of Spain. Zyrtarisht, vizita zhvillohet për stërvitje të përbashkëta me ushtrinë e Trinidadit, në kuadër të bashkëpunimit ushtarak rajonal.
Megjithatë, mbërritja e anijes ndodh në një kohë tensioni të lartë midis SHBA-së dhe Venezuelës, pasi Karakasi akuzon Uashingtonin se po “përgatitet për luftë” nën pretekstin e fushatës kundër narkotikëve në Karaibe.
Autoritetet amerikane nuk kanë dhënë ende një koment zyrtar mbi reagimin e Venezuelës.

