LAJMI I FUNDIT/ Kurti: Asnjëra nga partitë që ju bëmë ftesë për koalicion nuk ka pranuar!

LAJMI I FUNDIT/ Kurti: Asnjëra nga partitë që ju bëmë ftesë për koalicion nuk ka pranuar!

Në Kosovë është mbajtur seancë e jashtëzakonshme për formimin e Qeverisë së re.
Në seancën ishin prezent 113 deputetë. Para deputetëve, kandidati për kryeministër, Albin Kurti, deklaroi se vonesa në formimin e institucioneve ka shkaktuar vonesa në funksionimin e shtetit.
Kurti tha se asnjëherë nga partitë të cilat ata ju bënë ftesë për bashkëpunim nuk e kanë pranuar bashkëpunimin.
“Ky votim sot nuk është thjesht akt formalitet politik por përgjegjësi shtetërore. Pa votimin e Qeverisë së re Republika rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja, pa buxhet të miratura për vitin e ardhshëm”, tha Kurti, raporton SHENJA.
Ai tha se një vend pa buxhet nuk mund të ec përpara. Kurti tha se qeveria në detyrë do të funksionojë por e njëjta nuk do të mund të kontrollohet nga kuvendit. /SHENJA/

MARKETING