Sot ndryshoi ora, akrepat kthehen 60 minuta pas

Sot ndryshoi ora, akrepat kthehen 60 minuta pas

Sot akrepat e orës u kthyen pas 60 minuta. Ndërrimi i orës më 26 tetor ndodhi në orën 03:00, kur akrepat u zhvendosen në orën 02:00.

Të gjitha pajisjet digjitale përditësohen automatikisht.

Ora diellore qëndron në fuqi deri më 29 mars 2026, kur si gjithmonë në 03:00 të mëngjesit, në fuqi hyn ora ligjore, e njohur ndryshe si ajo verore. Përcaktimi i ndryshimit të orës nuk ka asnjëherë datë fikse, në të dyja rastet, por aplikohet gjithmonë natën mes të shtunës e të dielës së fundit të tetorit e muajit mars.

Prej vitesh diskutohet për ta eliminuar këtë ndryshim (nga ora legale në orën diellore) por vendet e Bashkimit Evropian ende nuk janë dakordësuar, megjithëse ekziston mendimi se ndryshimi i orës ka efekte jo të mira në shëndetin mendor, shpenzim energjie, të ardhurash etj.

MARKETING