Vazhdojnë protestat kundër agjencisë së emigracionit ICE në San Francisko
Qindra demonstrues janë mbledhur në San Francisko të Kalifornisë për të protestuar kundër një plani federal për të vendosur agjentë të Imigracionit dhe Doganave (ICE) në të gjithë Zonën e Gjirit të San Franciskos, raporton Anadolu.
Më 16 tetor, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sugjeroi se San Francisko mund të jetë objektivi i tij i radhës në goditjen e tij federale kundër krimit.
Megjithatë, kryetrari i bashkisë së San Franciskos, Daniel Lurie, dje tha se presidenti Trump ka vendosur kundër vendosjes së forcave federale në këtë qytet të Kalifornisë.
“Fola me kryebashkiakun Lurie mbrëmë dhe ai më kërkoi, me shumë mirësjellje, që t’i jepja një mundësi për të parë nëse mund ta ndryshojë situatën”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.
Trump deri më tani ka vendosur Gardën Kombëtare në Los Angeles dhe Washington DC, ndërsa është duke punuar për ta bërë këtë në qytetin Memphis në Tennessee. Ai dërgoi qindra marinsa amerikanë në Los Angeles në qershor për të shtypur trazirat e shkaktuara nga goditja e tij ndaj imigracionit.

