Trump do të takohet me presidentin kinez në Korenë e Jugut në fund të turneut të Azisë
Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet me presidentin kinez, Xi Jinping, në fund të një turneu gati 1-javor në Azi, transmeton Anadolu.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, njoftoi se Trump do të takohet me presidentin Xi të enjten në mëngjes në kuadër të samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) në qytetin Busan të Koresë së Jugut.
Presidenti amerikan është planifikuar të mbërrijë të dielën në Malajzi dhe do të takohet me kryeministrin Anwar Ibrahim përpara se të marrë pjesë në një darkë pune të liderëve të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore. Ai pastaj do të fluturojë për në Tokio të hënën dhe të martën do të takohet me kryeministrin Sanae Takaichi.
Trump do të fluturojë për në Busan të mërkurën, ku do të takohet me presidentin Lee Jae Myung para se mbajë një fjalim në drekën e shefave ekzekutiv të samitit APEC dhe do të marrë pjesë në një darkë pune të liderëve SHBA-APEC po atë mbrëmje.

