Abazi u kujton qytetarëve të Studeniçanit prioritet e programit të tij për katër vitet e ardhshme

Abazi u kujton qytetarëve të Studeniçanit prioritet e programit të tij për katër vitet e ardhshme

Kandidati i AKI-së, për komunën e Studeniçanit, Ejup Abazi, duke folur në emisionin “Debat në Shenja”, deklaroi se prioriteti i tij kryesor është sigurimi i ujit të pijshëm për të gjitha vendbanimet.
“Për fat të keq ne edhe këtë rast, pas 4 mandateve ne duhet të bisedojmë për ujin e pijshëm. Kështu që ne e kemi vendos si pikë të parë dhe dëshirojmë që të përfundojmë problemin me ujin e pijshëm, duke filluar nga fshati Studeniçan, pastaj në fshatin Kolaiçan i Poshtëm, në Dreçavicë, dhe në disa lagje të Batincës ku kanë probleme me ujin e pijshëm”, tha Abazi.
Ejup Abazi tha se duhet të intervenohet edhe në infrastrukturën rrugore në Studeniçan, Batincë dhe Moranë, po ashtu të punohet edhe në përmirësimin e cilësisë së arsimit.

MARKETING