Shkëndija nesër pret Shelburnin në Shkup
Shkëndija e Tetovës nesër do ta luaj ndeshjen e parë në vend dhe të dytën në grupet e Ligës së. Konferencës. Skuadra shqiptare do të ketë përballë vetës Shelburnin e Irlandës, të cilët poashtu luajnë për herë të parë në fazën kryesore të Ligës së Konferencës. Kuqezinjtë e Jeton Beqirit do të kërkojnë pikët e para në këtë kompeticion në duelin e nesërm, pasi në debutim humbën nga Rajo Valekano në Madrid, teksa Shelburni rrugëtimin e saj në këtë turne të UEFA-së e ka nisur me barazim dhe tashmë ka një pikë në konto. Futbollistët e Shkëndijës duken gati dhe mjaftueshëm të pushueshëm për këtë duel, duke ditur pauzën ndërkombëtare, por edhe shtyerjen e xhiros në fundjavë që nuk kishte ndeshje në Ligën e Parë. Dueli ndërmjet Shkëndijës dhe Shelburnit do të zhvillohet nesër në stadiumin “Todor Proeski”, në Shkup, duke nisur nga ora 18:45. /SHENJA/

