(VIDEO) VMRO fitoi 33 komuna, VLEN 5, LSDM dhe AKI nga 3

(VIDEO) VMRO fitoi 33 komuna, VLEN 5, LSDM dhe AKI nga 3

Raundi i parë i zgjedhjeve lokale nxorri 43 fitues. Partia fituese e zgjedhjeve doli VMRO-DPMNE me 33 komuna të fituara që në rrethin e parë. Në rendin e dytë radhitet koalicioni VLEN me 5 komuna të fituara, duke e lënë LSDM pas më 3 komuna të fituara. Edhe AKI fitoi 3 komuna. Koalicioni VLEN në rrethin e parë fitoi Çairin, Haraçinën, Zhelinën, Sarajin dhe Tearcën. Aleanca Kombëtare për Integrim fitoi Likovën, Pllasnicën dhe Çashkën. Rreth të dytë do të ketë në 33 komuna dhe në 4 komuna do të ketë përsëritje të votimeve edhe atë në Qendër Zhupë, Vrapçishtë, Mavrovë-Rostushë, Gostivar, pasi pjesëmarrja në votime ishte më e vogël se një e treta e kërkuar e votuesve. Nga 33 kandidatët e fituar vetëm një është femër. Beti Stamenkoska nga VMRO-DPMNE në katër vitet e ardhëshme do të jetë në krye të komunës së Kisella Vodës. Qyteti i Shkupit nuk arriti ta zgjedh pasardhësin e Danella Arsovskas në rrethin e parë. Në të dytin forcat do t’i masin kandidatët e VMRO-DPMNE-së, Orce Gjeorgjievskit dhe Amar Mecinoviq nga Levica. Në kryeqytet, qytetarët zgjodhën kryetarë të komunave në komunat Butel, Gazi Babë, Gjorçe Petrov, Kisella Vodë, Saraj dhe Çair në raundin e parë. Kurse Në Aerodrom, Qendër, Karposh dhe Shuto Orizari, posti i kryetarit të komunës do t’i ndahet atij që fiton në raundin e dytë. Komunat shqiptare në të cilat do të ketë rreth të dytë janë Tetova, Dibra Struga, Kërçova, Studeniçani dhe Bogovina. Dalja e qytetarëve në rrethin e parë të zgjedhjeve ishte 46.48%.

Emine Ismail /SHENJA/ 

MARKETING