VLEN: Kjo është fitorja më e madhe ndonjëherë në historinë e zgjedhjeve lokale

VLEN: Kjo është fitorja më e madhe ndonjëherë në historinë e zgjedhjeve lokale

Nga koalicioni VLEN kanë shprehur mirënjohje të thellë ndaj qytetarëve për besimin e madh që treguan në zgjedhjet lokale të djeshme.
“Kjo është fitorja më e madhe ndonjëherë në historinë e zgjedhjeve lokale, një fitore që u arrit në çdo cep ku jetojnë shqiptarë.
Shqiptarët folën qartë dhe fuqishëm, referendumi i BDI-së nuk kaloi. Ky ishte verdikti i popullit ndaj një politike që për vite me radhë ka abuzuar me besimin qytetar dhe ka ndërtuar pushtet mbi frikën e përçarjen.
VLEN e konsideron këtë rezultat si një kthesë historike për politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Tani është momenti që liderët e AKI-së të marrin përgjegjësi dhe të japin dorëheqje, sepse qytetarët ua kanë thënë fjalën përfundimtare.
Fitorja e 19 tetorit është fitorja e shpresës, e bashkimit dhe e dinjitetit. VLEN është dhe do të mbetet NJË ZË, zëri i qytetarëve, zëri i ndryshimit”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.

MARKETING