Dalja e votuesve më e ulët se në vitin 2021 deri në orën 09:00, në Çair ka rritje (FOTO)

Dalja e votuesve më e ulët se në vitin 2021 deri në orën 09:00, në Çair ka rritje (FOTO)

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në orën 09:00 në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale të vitit 2025 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pjesëmarrja e votuesve ka qenë 3.06%, që është 0.58 përqind më pak krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2021, kur dalja ishte 3.64%.

Në nivel komunal, tendenca e rënies vërehet në shumicën e komunave me popullsi shqiptare:

Tetovë: Dalja ka mbetur pothuajse e njëjtë, me një rritje minimale nga 2.06% në 2.07%.

Çair: Ka shënuar një rritje të lehtë, nga 2.63% në 3.65%, duke qenë ndër komunat me përfshirjen më të lartë në orët e para të votimit.

Gostivar: Ka rënie më të dukshme, nga 2.16% në 1.71%.

Strugë: Po ashtu me ulje të ndjeshme, nga 2.95% në 2.48%.

Kërçovë: Ka ruajtur pothuajse të njëjtin nivel, me një ndryshim të vogël nga 3.46% në 3.42%.

MARKETING