Shkatërroi posterët e një partie politike, privohet nga liria 33 vjeçari nga Kavadari

Shkatërroi posterët e një partie politike, privohet nga liria 33 vjeçari nga Kavadari

Sektori për Punë të Brendshme në Veles ka njoftuar për arrestimin e një personi të dyshuar për dëmtimin e materialeve propaganduese të një partie politike, në prag të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut.

Sipas njoftimit zyrtar, sot në orën 02:45 të mëngjesit, zyrtarët e Policisë së Kavadarit kanë arrestuar A.Gj., 33 vjeç, banor i fshatit Vataçë. Ai dyshohet se, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka shkatërruar posterët e një partie politike në qytetin e Kavadarit dhe rrethinën.

“A.Gj. është ndaluar në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës,” thuhet në njoftimin e SPB – Veles.

MARKETING