Privohet nga liria 32 vjeçari nga Ohri, policia i sekestroi armë pa leje

Një 32-vjeçar nga rrethina e Ohrit është arrestuar nga policia, pasi gjatë një kontrolli në banesën e tij është sekuestruar një armë që dyshohet se e mbante pa leje.
Sipas informacioneve zyrtare nga Policia e Ohrit, kontrollet janë kryer ditën e djeshme në shtëpinë e S.T., banues në fshatin Leskoec, me urdhër të lëshuar nga gjykata kompetente.
“Gjatë bastisjes, oficerët e policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore të markës ‘Slavija’, me kalibër 4.5 mm, të cilën i dyshuari e posedonte në mënyrë të paligjshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
Autoritetet kanë bërë të ditur se, pas përfundimit të procedurave hetimore dhe dokumentimit të rastit, ndaj të dyshuarit do të ngrihen akuza përkatëse për armëmbajtje pa leje.