VLEN: Mërgata, rinia dhe shpresa bashkohen për Fatmir Limanin!

Koalicioni VLEN mbrëmjen e djeshme ka mbajtur tubim në Kërçovë. Nga ky koalicion thonë se Kërcova foli me një zë dhe se zëri i saj është Fatmir Limani.
“Politikat e shkuara janë arsyeja e shpopullimit të Kërçovës. Por me Fatmir Limanin, mërgata do të jetë kryefjala e tij me sektor të veçantë dhe staf administrativ në komunë, me lehtësira tatimore dhe mbështetje ekonomike për ata që duan të investojnë dhe të kthehen në vendlindje.
Së bashku me bartësen e listës, Teuta Ahmedi Purellku, Kërçova fiton zërin e rinisë, energjinë e sipërmarrjes dhe projektet konkrete për të rinjtë, përfshirë ujësjellësin e ri, infrastrukturën moderne dhe menaxhimin e qëndrueshëm të mbeturinave.
Më 19 tetor, Kërçova do të flasë me Një Zë për Fatmir Limanin dhe Teuta Ahmedi Purellkun!”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.