Pas marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, Netanyahu fton Trumpin për fjalim në parlamentin izraelit

Pas marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, Netanyahu fton Trumpin për fjalim në parlamentin izraelit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, falënderoi Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për armëpushimin në Rripin e Gazës dhe e ftoi atë të mbajë një fjalim në parlamentin izraelit, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim të bërë nga Zyra e Kryeministrit të Izraelit thuhet se Netanyahu dhe Trump biseduan në telefon pas marrëveshjes së armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza.

Netanyahu e falënderoi Trumpin për përpjekjet e tij për arritjen e marrëveshjes për shkëmbimin e pengjeve dhe armëpushimit si dhe e ftoi Trump të mbajë një fjalim në Knesset.

Presidenti i SHBA-së Trump njoftoi se Izraeli dhe Hamasi kishin miratuar fazën e parë të planit të armëpushimit në Gaza pas negociatave në Egjipt.

MARKETING