Xhelal Neziri: Çështja kombëtare duhet të trajtohet në zgjedhje parlamentare dhe jo në ato lokale!

Xhelal Neziri: Çështja kombëtare duhet të trajtohet në zgjedhje parlamentare dhe jo në ato lokale!

Analisti politik Xhelal Neziri në emisionin “Debat në Shenja”, tha se nuk është i mendimit se këto zgjedhje lokale do të jenë përcaktues për fatin e qeverisë aktuale.
Sipas tij do të votohet për zgjedhje lokale dhe çdo gjë që thuhet përtej kësaj është mashtrim.
“Nuk mund të votojmë për këshilltarë dhe kryetar komunash dhe të pretendojmë se me atë do të ndryshojmë diçka në nivel nacional. Nuk mund të përmirësohet gjuha shqipe duke e fituar një komunë. Nuk mund të ndalohet ngushtimi i përdorimit të gjuhës shqipe apo të drejtave tjera me që pretendon opozita me votime në zgjedhjet lokale”, tha analisti Neziri.
Ai tha se zgjedhjet lokale kanë të bëjnë me probleme shumë konkrete të qytetarëve siç janë: ujësjellësi, kanalizimi, parkingjet, sheshet, trotuaret…
“Çështja kombëtare duhet të trajtohet në zgjedhje parlamentare dhe jo në ato lokale, ngase edhe nëse i fiton të gjitha komunat nuk mund as të parandalosh një ligj diskriminues e as ta avancosh një të drejtë tjetër, për shkak se nuk është pushteti lokal për ato çështje”, u shpreh Neziri.

MARKETING