Maqedonia drejt Gentit për duelin me Belgjikën

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll ka udhëtuar drejt Gentit për ndeshjen ndaj Belgjikës që do ta luaj këtë të premte në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror 2026. Ekspedita e Maqedonisë me linjë çarter ka fluturuar nga aeroporti i Shkupit drejt tokës belge, me seleksionuesin Bllagoja Milevski qe ka pasur me vete të gjithë reprezentuesit. Ekipi përfaqësues neser do të zhvillojë seancën zyrtare dhe do ti bëjë përgatitjet e duhura për ndeshjen. Dueli ndërmjet Belgjikës dhe Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet të premtën në mbrëmje, duke nisur nga ora 20:45. Kujtojmë se Maqedonia aktualisht ëdhtë e para në grup me 11 pikë, duke lënë pas vetes Balgjikën dhe Uellsin me nga 10 pikë.