(VIDEO) Tiranë, vrasja e gjykatësit në sallën e gjyqit trondit opinionin

(VIDEO) Tiranë, vrasja e gjykatësit në sallën e gjyqit trondit opinionin

Gjykatësi qëllohet me armë në sallën e gjyqit nga personi i përfshirë në procesin gjyqësor dhe më pas ndërron jetë rrugës për në spital. Kjo ngjarje tragjike që ndodhi të hënën në Tiranë, tronditi jo vetëm Shqipërinë dhe rajonin por mori edhe jehonë ndërkombëtare. Rasti famëkeq ndodhi në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku gjyqtari Astrit Kalaja derisa po e shpallte vendimin në një rast të një mosmarrëveshjeje pronësore qëllohet me armë nga 30 vjeçari Elvis Shkambi, i cili u arrestua në vend ngjare. Po ashtu ai kishte plagosur edhe dy persona të tjerë të cilët ishin pala tjetër në proces, por ato ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas kësaj ndodhie shokuese, u ngrit pikëpyetja se si kishte arritur që arma të hynte në sallën e gjyqit, marrë parasysh se të gjithë personat në hyrje kalojnë nëpër kontrolle fizike dhe detektorë metalesh. Në pranga lidhur me ngjarjen e rëndë është vënë punonjësi i sigurisë i Gjykatës së Apelit Tiranë.

Vrasja e gjykatësit është dënuar nga krerët e shtetit në Shqipëri si sulm ndaj drejtësisë. Poashtu, kanë ngjallur reagimin e opinionit dhe institucioneve.

Referuar këtij rasti, Shoqata e Gjyqkatësve të Maqedonisë së Veriut u bën thirrje individëve dhe strukturave me ndikim që të përmbahen nga deklaratat e tepruara sepse ato krijojnë një atmosferë mosbesimi dhe presioni.

SHOQATA E GJYKATËSVE TË RMV-SË

Shoqata u bën thirrje të gjitha institucioneve dhe palëve të interesuara përkatëse në shoqëri që të kontribuojnë në ruajtjen e dinjitetit dhe sigurisë së profesionit gjyqësor. Në të njëjtën kohë, ne bëjmë thirrje për kujdes të veçantë në komentet publike mbi procedurat gjyqësore dhe mbajtësit e pushtetit gjyqësor, veçanërisht nga individë dhe struktura me ndikim, sepse deklaratat e tepruara mund të krijojnë një atmosferë mosbesimi dhe presioni”.

Gjyqtari i vrarë Kalaja në shtatë vjetët e fundit kishte ushtruar detyrën e anëtarit të Gjykatës së Apelit, ndërkaq në total kishte shërbyer për 18 vjet në sistemin e drejtësisë. Gjyqtari Kalaja po trajtonte një çështje në lidhje me pronësinë e një ish-ndërtese shkolle në qytetin e Shkodrës, ku banonin 31 familje. Familjet paditën Shkambin për përdorimin e dokumenteve të falsifikuara për tu bërë pronar i ndërtesës dhe zonës përreth dhe duke kërkuar që ata të lironin ndërtesën.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING