Arrestohet pas kërcënimit të hapur edhe xhaxhai tjetër i vrasësit të gjyqtarit në Tiranë

Pasi kërcënoi se do kishte sërish vrasje në drejtësi nëse do dënohej nipi i tij, është arrestuar edhe Gjovalin Shkambi, xhaxhai tjetër i vrasësit të gjyqtarit në Tiranë.
Në një intervistë për Top Channel ai tha se i ulet në gjunjë familjes së gjyqtarit të ndjerë Astrit Kalaja, por e tha hapur se të njëjtin fat do kenë edhe gjyqtarët e tjerë që do dënonin nipin e tij.