Slloveni, 3 alpinistë kroatë vdesin si pasojë e një orteku

Slloveni, 3 alpinistë kroatë vdesin si pasojë e një orteku

Shërbimi i shpëtimit malor i Sllovenisë tha se tre alpinistë nga Kroacia kanë vdekur pasi u rrëmbyen nga një ortek, transmeton Anadolu.

Tre alpinistë nga Kroacia humbën jetën kur u rrëmbyen nga një ortek në Slloveni gjatë fundjavës, thanë të hënën zyrtarët e shpëtimit.

Të tre u zhdukën të dielën kur një ortek i nxori nga një shteg në malin Tosc në Slloveninë veriperëndimore.

Ata ishin pjesë e një grupi prej shtatë alpinistësh nga Kroacia, por u ndanë nga grupi për të ecur përpara në mal, i cili ndodhet në një lartësi mbidetare prej 2.275 metrash.

Ministri i Brendshëm kroat, Davor Bozhinoviq, shprehu ngushëllimet e tij familjeve, të afërmve dhe miqve të tre alpinistëve që humbën jetën në Alpet Juliane.

“Është një tragjedi e madhe. Tre të rinj në një ditë. E dimë që grupi kishte shtatë anëtarë. Të katër janë shëndoshë e mirë, nuk janë në rrezik. Megjithatë, këto lajme nga dje dhe nga sot na tronditën edhe më shumë”, tha ai.

Ai falënderoi të gjitha shërbimet sllovene, ministrin e Brendshëm të Sllovenisë, Boshtjan Poklukar, Shërbimin Slloven të Shpëtimit Malor, stacionin në Bohinj, por edhe në Jesenice.

MARKETING