Turqia monitoron statusin e qytetarëve pas sulmit izraelit ndaj flotiljes së ndihmës për në Gaza

Turqia monitoron statusin e qytetarëve pas sulmit izraelit ndaj flotiljes së ndihmës për në Gaza

Turqia po monitoron nga afër gjendjen e qytetarëve të saj në bordin e anijeve nga Flotilja Globale “Sumud”, që u sulmuan nga forcat izraelite në ujërat ndërkombëtare, raporton Anadolu.

Burimet diplomatike turke thanë se ambasada turke në Tel Aviv ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të ofruar mbrojtje konsullore për qytetarët e ndaluar, duke shtuar se familjet e atyre që janë në bord po mbahen të informuara për situatën.

Sipas gjurmuesit zyrtar të flotiljes, forcat izraelite kanë ndaluar të paktën 317 aktivistë nga 21 anije, përfshirë 25 qytetarë të turq.

Flotilja, e ngarkuar kryesisht me ndihmë humanitare dhe furnizime mjekësore, u nis në fund të muajit gusht. Kjo ishte hera e parë në vite që më shumë se 50 anije kanë lundruar së bashku drejt Gazës, duke transportuar 532 mbështetës civilë nga mbi 45 vende.

Izraeli ka vazhduar ta mbajë Gazën nën bllokadë për 18 vjet, e cila është shtëpi e gati 2.4 milionë banorëve, si dhe e shtrëngoi më tej rrethimin në muajin mars kur mbylli pikat kufitare dhe bllokoi shpërndarjen e ushqimit dhe ilaçeve, duke e çuar enklavën në uri të rëndë.

Që nga tetori i vitit 2023, bombardimet izraelite kanë vrarë të paktën 66.100 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë. OKB-ja dhe grupet e të drejtave të njeriut kanë paralajmëruar vazhdimisht se enklava po bëhet e pabanueshme, me urinë dhe sëmundjet që përhapen me shpejtësi.

MARKETING