Disa nga aktivistët e ndaluar nga Flotilja “Sumud” pas sulmit po dërgohen në Izrael për deportim

Disa nga aktivistët e ndaluar nga Flotilja “Sumud” pas sulmit po dërgohen në Izrael për deportim

Disa aktivistë të ndaluar nga Flotilja Globale “Sumud” pas sulmeve nga ushtria izraelite thuhet se janë dërguar në Izrael për deportim, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të lëshuar nga Ministria e Jashtme izraelite në platformën e mediave sociale të kompanisë amerikane X thuhet se disa aktivistë nga Flotilja “Sumud” janë dërguar në Izrael.

Theksohet se procesi për deportimin e aktivistëve në Evropë do të fillojë pasi të arrijnë në Izrael.

Deklarata përfshinte gjithashtu foto të disa aktivistëve, përfshirë Greta Thunberg dhe Thiago Avila, të cilët u ndaluan pas sulmit ndaj Flotiljes “Sumud”.

Mediat lokale raportuan se aktivistët e ndaluar u dërguan në portin Usdud (Ashdod) në Izraelin jugor.

Ushtria izraelite filloi të sekuestrojë ilegalisht anijet nga Flotilja Globale “Sumud” duke filluar nga mbrëmja e djeshme.

Aktivistët në flotilje deklaruan se anijet ishin të vendosura të vazhdonin udhëtimin e tyre drejt Gazës, e cila është nën bllokadë izraelite.

MARKETING