Xhiro e dytë: Sot luhen nëntë përballje interesante në Ligën e Kampionëve, vëmendja në Barcelonë

Xhiro e dytë: Sot luhen nëntë përballje interesante në Ligën e Kampionëve, vëmendja në Barcelonë

Sot (e mërkurë) në mbrëmje zhvillohet xhiro e dytë e fazës së ligës në Ligën e Kampionëve, me nëntë ndeshje që janë në program.

Mbrëmja e sotme do të sjell shumë ndeshje interesante në Ligën e Kampionëve, por njëra bie në sy më shumë se të gjitha.

Bëhet fjalë për ndeshjen mes Barcelonës dhe Paris Saint-Germain, e cila do të luhet nga ora 21:00 në Estadio Olimpic Lluis Companys.

Ndeshje tjetër interesante pritet të jetë edhe ajo mes Monacos me Manchester Cityn dhe Borussia Dortmundi me Athletic Bilbaon.

Në ndeshjet tjera, Villarreali pret Juventusin, Napoli është nikoqir i Sporting Lisbonës, Bayer Leverkuseni e pret PSV Eindhoven dhe Arsenali si nikoqir i Olympiacosit.

Dy ndeshjet e vetme që zhvillohen nga ora 18:45 janë ato në mes të Qarabag-Copenhagen dhe Royale Union SG-Newcastle United.

 

MARKETING