Tërmet me magnitudë 7.0 godet Filipinet

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së ka bërë të ditur se një tërmet me magnitudë 7.0 ka goditur Filipinet në orën 13:59 GMT, transmeton Anadolu.
Epiqendra, me një thellësi prej 10 kilometrash, fillimisht u përcaktua se ishte në rajonin verior Cebu.
Qendra Gjermane e Kërkimeve për Gjeoshkencat përcaktoi magnitudën e tërmetit si 6.7.
Sipas lajmeve lokale Rappler, Instituti Filipinez i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë tha se priten dëme dhe pasgoditje.
Deri më tani, nuk ka pasur raportime për viktima ose dëme.