Katari: Hamasi do ta shqyrtojë me përgjegjësi planin e Trumpit për Gazën

Grupi palestinez Hamas do ta studiojë planin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump për Gazën “me përgjegjësi”, tha sot Katari, raporton Anadolu.
“Hamasi e mori planin e Trumpit mbrëmë vonë dhe premtoi ta studiojë atë me përgjegjësi”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Majed Al-Ansari në një konferencë për media në Doha.
Ai tha se do të zhvillohen takime dypalëshe me ekipin negociator të Hamasit dhe pjesëmarrjen e delegacioneve turke dhe egjiptiane.
Të hënën, Trump shpalli një plan 20-pikësh për t’i dhënë fund luftës së Izraelit ndaj Rripit të Gazës gjatë një konference për media me Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë.
Plani parashikon lirimin e të gjithë të burgosurve izraelitë në këmbim të dhjetëra të burgosurve palestinezë, çarmatosjen e plotë të Hamasit, tërheqjen graduale të forcave izraelite dhe formimin e një komiteti teknokratik dhe apolitik palestinez për të qeverisur enklavën.
Ushtria izraelite ka vrarë më shumë se 66 mijë palestinezë në Rripin e Gazës që nga tetori 2023, shumica gra dhe fëmijë. Bombardimet intensive e kanë bërë enklavën të pabanuar dhe kanë shkaktuar uri dhe përhapje sëmundjesh.