Nuk ka fitues në Kumanovë, Bashkimi – Vardari barazojnë pa gola!

Pasditja e kësaj të hëne ka sjellur dy ndeshjet e fundit të xhiros së 8-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Derbi në Kumanovë nuk prodhoi fitues, pasi Bashkimi dhe Vardari barazuan pa gola. Rastin më të mirë në këtë duel e kishte Simonovski në pjesën e parë kur u gjet i vetëm përballë portierit të Vardarit, por nuk arriti të shënoj. Ndërkohë Struga Trim Lum ka marrë fitore 2:0 kundër Pelisterit. Dy golat e triumfit për struganët i ka shënuar Malevski në minutat e fundit të ndeshjes. Me përfundimin e këtyre dy ndeshjeve, është mbyllur edhe xhuroja e 8-të, teksa xhiroja e radhës do të luhet në fundjavë, duke nisur nga e premtja. /SHENJA/