Mexhiti shpalos programin zgjedhor: Çairi meriton punë, vizion dhe vepra konkrete!

Kandidati i VLEN për kryetar të Çairit, Izet Mexhiti gjatë shpalosjes së programit zgjedhor, tha se për një vit e gjysmë kanë kthyer Çairin lartë në agjendën e qeverisë.
“Do të ndërtojmë parking nëntokësorë te “Sheshi Skenderbeu”, garazh me kate te kompleksi Çairçanja dhe garazhe montueshme në Fushë Tophanë dhe te Salla Partizani. Do t’i zgjerojmë përfundimisht arteriet kyçe si rruga “Cvetan Dimov”, për të lehtësuar qarkullimin. Çairi nuk do të jetë më sinonim i papastërtisë do të implementojmë sistem modern të menaxhimit të mbeturinave,, do të pastrojmë deponitë e egra dhe do të krijojmë hapësira të gjelbra. Do të themelojmë inkubator biznesi për start up kompanitë dhe një fond lokal inovativ për të rinjtë sipërmarrës”, deklaroi Mexhiti.
Mexhiti mes tjerash tha se Çairi meriton punë, vizion dhe vepra konkrete.
“Kjo nuk është vetëm një kandidaturë për kryetar komuna. Ky është fillimi i një misioni për çlirim nga monopoli njëpartiak, një mision për thyerjen një sistemi të korruptuar të një partie e cila I mbajti shqiptarët dhe gjithë qytetarët e Çairit, në varësi, frikë dhe pasiguri. Thelbi i demokracisë është ndryshimi, pluralizmi e jo sundimi i një partie që identifikohet me shtetin”, tha mes tjerash Mexhiti.