(VIDEO) Ibrahimi: Familjarët e Ahmetit të lidhur me regjimin e Vuçiqit

(VIDEO) Ibrahimi: Familjarët e Ahmetit të lidhur me regjimin e Vuçiqit

Nga koalicioni VLEN sot kanë deklaruar se kompania AS Senjak në pronësi të një familjari të afërt të Ali Ahmetit, aksionet në Stopanska Bank Manastir ia ka shitur Alta Bankës nga Beogradi, një bankë kjo e lidhur drejtpërdrejt me regjimin e Aleksandar Vuçiqit, aksionet të cilat sipas tyre, familjari i Ali Ahmetit ia ka shitur Alta Bankës nga Serbia, një vit më parë i ka blerë nga ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov. Zeqirija Ibrahimi, në konferencën e sotme për mediat, deklaroi se kjo shitje ka ndodhur më 17.09.2025.

Zeqirija Ibrahimi, kryetari i Alternativës

“Blerja e aksioneve të AS Senjak nga Sasho Mihajllkovi ose nga kompania e lidhur me të Best Wej investment është bërë më 24.10.2024. Ja dëshmia e këtij transaksioni që e shihni edhe në ekran. Pra e kemi në linjë të qartë, Sasho Mihajllkovi ish shefi i DSK-së, njeriu i të gjitha skemave kriminale të regjimit të kaluar në Maqedoninë e Veriut, i shet aksione familjes së Ali Ahmetit. Ndërsa familja e tij ndërmjetëson midis Sasho Mijallkovit dhe bankës serbe. Në fund është “Alta Banka”, një bankë e regjimit të Aleksandar Vuçiqit, si blerës i fundit. Ka qenë indikative ajo fotografia në manastirin e Shën Naumit, por tashmë gjithçka është e qartë. Tash kemi edhe dëshmi financiare të kësaj lidhjeje. Maskat kanë rënë”,

Ai bëri të ditur se ky labirint finaciar kap një shumë totale prej mbi 20.000.000 EURO dhe shton që koha e së vërtetës ka filluar dhe se publiku do të mësojë gjithçka.

Ai shtoi se nga BDI po heshtin dhe nuk po përgjigjen se si ka ndodhur që familja e Ali Ahmetit të blejë aksione nga Sasho Mijallkovi dhe pse ato aksione ia ka shitur bankës së regjimit të Aleksandar Vuçiqit.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING