Tërmet me magnitudë 5,4 ballë godet provincën Kütayha të Turqisë

Tërmet me magnitudë 5,4 ballë godet provincën Kütayha të Turqisë

Një tërmet me magnitudë 5,4 ballë goditi Turqinë perëndimore sot, duke tronditur qytetin Simav në provincën Kütahya dhe zonat përreth, thanë autoritetet, transmeton Anadolu.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha se tërmeti ndodhi në orën 12:59 sipas kohës lokale në një thellësi prej rreth 8,46 kilometrash.

Dridhja është ndier edhe në provincat përreth. Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima ose dëme.

MARKETING