Siria lëshon urdhër arrest për Assadin

Autoritetet siriane kanë lëshuar një fletarrestim për ish-presidentin, Bashar al-Assad, mbi nëntë muaj pasi ai u rrëzua nga pushteti, tha një gjykatës më 27 shtator.
Assad, i cili qeverisi me Sirinë për më shumë se dy dekada, iku në Rusi dhjetorin e vitit të kaluar, pasi rebelët e udhëhequr nga islamistët avancuan drejt kryeqytetit sirian, Damask dhe më pas morën pushtetin.
Fletarrestimi në mungesë u lëshua ndaj Assadit nën akuza për vrasje me paramendim dhe torturë që çoi në vdekje, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve siriane, SANA, duke cituar gjykatësin hetues në Damask, Tawfiq al-Ali.
Akuzat lidhen me shtypjen e vitit 2011 nga forcat e Assadit në qytetin jugor, Dara.
Më 2011, protestat paqësore prodemokracisë shpërthyen ndaj sundimit të Assadit, duke kërkuar ndryshim politik.
Megjithatë, qeveria e tij u përgjigj me shtypje brutale. Situata u përshkallëzua në konflikt që rezultoi me qindra mijëra vdekje dhe shkatërrime masive.
Qindra mijëra persona u burgosën dhe iu nënshtruan torturave apo edhe u zhdukën, sipas avokuesve për të drejtat e njeriut.