“Nuk do ta njohim kurrë humbjen e territorit ndaj Rusisë”, Zelensky: Do t’i kthejmë përmes mjeteve ushtarake ose diplomatike

Ukraina nuk do ta njohë kurrë përfshirjen e ish-territoreve të saj në Rusi dhe dëshiron që ato të kthehen nëpërmjet mjeteve ushtarake ose diplomatike, tha presidenti i vendit, Volodymyyr Zelensky.
Zelensky i bëri këto komente në një intervistë me Axios të transmetuar të premten, pak para se të largohej nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në Nju Jork. Udhëheqësi ukrainas përsëriti qëndrimin e tij të kahershëm se Kievi nuk do ta njihte kurrë humbjen e territorit ndaj Rusisë.
“Ne kurrë nuk do t’i njohim këto territore që janë të pushtuara përkohësisht nga Rusia. Ne nuk mund ta bëjmë këtë”, deklaroi ai.
Zgjedhja e diplomacisë për të rimarrë territoret në vend të mjeteve thjesht ushtarake konsiderohet si një “kompromis” i mirë nga udhëheqësi ukrainas.
“Nëse nuk kemi fuqi për t’i rikthyer këto territore, atëherë jemi gati të flasim për këtë. Jemi gati t’i rimarrim ato në të ardhmen me rrugë diplomatike, jo me armë. Dhe mendoj se ky është një kompromis i mirë për të gjithë, që duhet t’i vendosim këto gjëra tani me dialog dhe me më pak humbje”, deklaroi Zelensky.
Ukraina kërkon territoret e Donetskut, Luhanskut, rajonet e Khersonit dhe Zaporozhjes, si dhe gadishullin e Krimesë. Moska ka sinjalizuar vazhdimisht se statusi i territoreve të saj të reja nuk është i negociueshëm dhe i konsideron ato si pjesë integrale të Rusisë.