Familjet palestineze shkojnë drejt jugut ndërsa Izraeli vazhdon sulmet e intensifikuara në qytetin e Gazës

Familje palestineze u panë të ikin drejt jugut përgjatë rrugës bregdetare “Rashid” në Rripin e Gazës të enjten, duke mbajtur me vete vetëm pak sende personale, ndërsa sulmet ajrore dhe tokësore të ushtrisë izraelite po përshkallëzohen çdo ditë e më shumë, transmeton Anadolu.
Sipas burimeve lokale, ushtria izraelite po i detyron palestinezët të largohen nga shtëpitë e tyre përmes masakrave të vazhdueshme, megjithëse shumë vazhdojnë të qëndrojnë në tokën e tyre pavarësisht urisë, bllokadës dhe bombardimeve.
Operacionet ushtarake janë përqendruar sidomos në qytetin e Gazës, ku Izraeli ka nisur ofensivë të re në kuadër të një plani për të ripushtuar gradualisht enklavën e rrethuar.
Fushata, e quajtur “Karrocat e Gideonit 2”, përfshin shembjen e shtëpive me robotë të pajisur me kurthe shpërthyese, granatime të pandërprera artilerie, të shtëna të rastësishme ndaj civilëve dhe zhvendosje masive të popullsisë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, më shumë se 65.419 palestinezë janë vrarë dhe 167 mijë të tjerë janë plagosur nga sulmet izraelite që nga 7 tetori 2023.