Vuçiq e quan takimin e tij me Netanyahun si “të mirë dhe domethënës”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e vlerësoi si “të mirë dhe domethënës” takimin e tij me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, transmeton Anadolu.
Vuçiq u takua me Netanyahun në New York, ku po zhvillohet sesioni i 80-të i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Pas takimit, presidenti serb shkroi në rrjetet sociale se ka pasur një “takim të mirë dhe domethënës” me kryeministrin izraelit.
“Veçanërisht e rëndësishme ishte që ngritëm çështjen e arritjes së një marrëveshjeje për tregti të lirë ndërmjet Serbisë dhe Izraelit, gjë që do të përbënte një hap të madh në zhvillimin e marrëdhënieve tona në të ardhmen”, shkroi Vuçiq.
Ndërkohë, ndërsa gjenocidi në Rripin e Gazës po vazhdon, shumë media shkruajnë për tregti armësh midis Izraelit dhe Serbisë.